“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shoku Rama takon Nanon për S.T.-në: Ti Tosi do mbetesh socialisti i vetëm që ka bërë burg!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shoku Rama takon Nanon për S.T.-në: Ti Tosi do mbetesh socialisti i vetëm që ka bërë burg!
Satirë

Antena Jashtë Familjes vjen me rubrikën e saj, foto-lajme. Siç edhe ndonjëherë e dini, këtë rubrikë ne e kemi dhënë ose siç i themi neve në gazetari, lançuar, zakonisht në fundjavë. Mirëpo, ndryshimet e fundit politiko-juridike, bënë që edhe neve të ndryshonim radhë.

Foto e parë e përzgjedhur, ka të bëjë me një deklaratë të bërë nga shoku Saimir, i cili, në një studio televizive deklaroi se, me ato që di, për 6 minuta e bën shokun Edi që të kërcejë Napolonin, madje jo me dy këmbë...

Nuk dimë sa shumë ka ndikuar kjo deklaratë te Kryeministri, por ajo që dimë është që vetë shoku Edi, ka telefonuar shokun Saimir.

 

Fotoja e dytë e tregon këtë gjë. Kryeministri në bashkëllafosjen e bërë, urtësisht si një qengj, është treguar i kujdesshëm që, shokut Saimir t'i siguronte të brendshme qengji, si edhe mish e raki. Sigurisht, me paratë e tij, pasi vetë shoku Saimir, këto kohë nuk merr rrogë...

 

Foto e tretë tregon atë që ndodhi midis Edi Kryeministrit dhe shokut Fatos, ish-kryeministrit. Burime të besueshme të rubrikës sonë, na spiunuan se, ata u panë së bashku sy më sy, në selinë e ish-Partisë Socialiste, tashmë Rilindjes.

E çuditshme ishte se, shoku Fatos nuk mbante syze. Siç duket, i ka hequr ato, për t'u mos u dalluar nga njerëzit e tjerë.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: