“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Rama, Vuçiçit: Shqiptarëve u them që BE-ja s’m’i ka kaluar paratë në bankë

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Rama, Vuçiçit: Shqiptarëve u them që BE-ja s’m’i ka kaluar paratë në bankë
Satirë

Antena Jashtë Familjes ka mundur të spiunojë bisedën e bërë midis dy figurave ballkanike - shokut Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Ja bashkëllafosja e bërë midis tyre.

Vuçiç: O, Edi! More ndonjë ndihmë nga BE-ja ti, te ky Samiti i Sofjes?

Edi Rama: Po ti more?

Vuçiç: Mora ca, 1.2 milionë euro. S'më dhanë më shumë.

Edi Rama: Edhe mua më dhanë, por s'kanë kaluar akoma më bankë.

Vuçiç: Nuk e kuptoj këtë.

Edi Rama: Kështu do ju them shqiptarëve, ore. Na dhanë, por s'kanë ardhur paratë akoma, se sistemin e bankës europiane e kanë sulmuar hakerat rusë, do t’ju them.

Vuçiç: Je i madh Edi, për zotin! I fortë je, si jua mbush mendjen njerëzve ti?!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: