“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Rama në Panair: Të gjesh punë është mundim i madh, si zboret e Enverit

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Rama në Panair: Të gjesh punë është mundim i madh, si zboret e Enverit
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Në qytetin e Tiranës, u hapën mbi 120 vende pune. Këtë lajm e bëri të ditur vetë shoku Erion Veliaj. Themi lajm i mirë, pasi vetëm për një ditë, u arrit që të hapën kaq vende pune. Imagjinoni sa do të hapen për 365 ditë që ka viti. Mund të hapeshin edhe më tepër, nëse viti do ishte vit i brishtë, por kjo gjë, nuk është në dorë të shokut Erion, për momentin.

E meqë ra llafi te momenti: Sot po sjellim rubrikën Foto-Lajm, e cila kap momente të ndryshme nga jeta politike, ndër shekuj.

Foto e parë ka të bëje me shokun Enver, i cili bashkëllafos me doktorin e tij francez. Fotoja është shkrepur nga gazetari ynë, shoku Albert Zholi, të cilit nuk i bënte syri "tërr".

Shoku Enver e ka kuptuar që do ikte nga kjo jetë dhe i ka shprehur doktorit të tij, kënaqësinë që njerëzit do e kujtonin për mirë...

 

 

 

Foto e dytë tregon një takim tepër të rëndësishëm të shokut Lulëzim Basha, me shokët dhe shoqet e tij të partisë. Gjatë takimit u fol për masat që do marrë kjo parti, kundër "qeverisë së krimit", siç e quan ajo. Shoku Lulëzim ka shprehur idenë që të ngrihen në protesta...

 

 

 

Foto e tretë tregon shokun Blendi Klosi, i cili këto ditë është parë duke bredhur nga një grykëderdhje lumi, në tjetrën, duke mbledhur bidona. Kemi marrë vesh që është rraskapitur aq shumë, sa nuk ka fuqi të mbajë në dorë stilografin, që të firmosë ndonjë tender mjedisor për kompanitë e prodhimit...

 

 

Foto e katërt tregon shokun Edi, vetë Kryeministrin e vendit, i cili po shkon me gëzim në Panairin e Punës. Ai mban veshur një xhaketë ushtarake, e jo më kot. Për t'i treguar shokut Arben, që gjetja e një pune është mundim i madh, njëlloj siç mundoheshin më parë njerëzit, nëpër zbore dhe paradat e 1 Majit. Shprehim vlerësimin për sinqeritetin e Kryeministrit!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: