“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ilir Meta: Kam 7 shpirtra

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ilir Meta: Kam 7 shpirtra
Satirë

Fotoja sjell Presidentin e Republikës, shokun Ilir Meta, në një moment lehtësimi ose siç i themi ne në gazetari, relaksimi.

Fotografia tregon vetë atë, me një mace të butë. (Së paku, neve na duket si mace, por nga leshtë, mund të jetë edhe qen i racës leshatore.)

Siç edhe duket në foto, kafsha ka dy ngjyra.

Jo më kot, Presidenti ka zgjedhur një kafshë të tillë. Sigurisht, për të treguar që Ai, e ka mirë me çdo ngjyrë politike, mjafton që ata të rrinë urtë në krahët e tij, ose vetë Ai, të rrijë urtë në krahët e tyre.

Ju bëjmë me dije se, për arsyet tona, nuk mund të tregojmë se në cilën nga shtëpitë e pakta, që ka në pronësi shoku Ilir, është realizuar kjo foto.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: