“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Ulsi Manja: Rama urdhëroi t'i çojmë paketa cigaresh, Saimir Tahirit

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Ulsi Manja: Rama urdhëroi t'i çojmë paketa cigaresh, Saimir Tahirit
Satirë

Antena Jashtë Familjes vjen sot me një lajm të mirë. Si fillim, po ju spiunojmë se, në mjediset e një anijeje udhëtimi që qëndronte në breg, shoku Vangjush Dako, kryetar i bashkisë së Durrësit, takoi shumë jetimë të këtij qyteti.

Ju dha edhe ushqim, kuptohet me lekët e bashkisë e jo të tijat, si ndërtues.

Themi lajm i mirë pasi, siç e theksuam në fillim, kjo veprimtari u zhvillua teksa anija nuk lëvizte. Imagjinoni sikur, ekuipazhi të kishte ndezur motorët e anija të mbërrinte në Itali! Atëherë, me ta marrë vesh këtë gjë, fëmijët jetimë do kishin zbritur nga anija dhe do paraqiteshin para autoriteteve italiane, për të qëndruar atje. Siç bëjnë shumë fëmijë shqiptarë të cilët, megjithëse nuk janë jetimë, përfitojnë nga fakti që Italia ju jep dokumente - fëmijëve nën 18 vjeç, të pashoqëruar nga prindërit.

E kështu, dreka e gëzueshme, do ishte kthyer në vajtim për shokun Vangjush, i cili edhe mund të akuzohej për trafikim, vepër penale që nuk ka patur nevojë ta bëjë ndonjëherë, këto vitet e fundit.

E meqë ra llafi të vepra penale. Ne biseduam me ish-prokurorin e shquar, e tashmë deputetin e famshëm, shokun Ulsi Manja.

Ja bashkëllafosja e bërë me të.

Antena: Përshëndetje, shoku Ulsi!

Ulsi Manja: Më fal, se jam i zënë! 26-27-28...

Antena: A mund ta di se, ç'po numëroni në atë thes?

Ulsi Manja: Kam disa steka me cigare, kuptohet pa pullë, se ato janë cilësore.

Antena: Steka cigaresh?! Mos më thoni që keni lënë deputetllëkun, e keni filluar punë në sektorin e antikontrabandës, shoku Ulsi!

Ulsi Manja: Jo, jo, nuk e ha atë koçe ulliri unë, me lan këtë punë që kam tani!

Antena: Po ku i gjetët paketat pa pullë?

Ulsi Manja: Ç'po thua bre, burrë! E din me kë je tuj fol! Unë vendosa Kryeprokuroren e Përgjithshme, jo mos me gjet disa steka cigaresh!

Antena: Përse i doni këto paketa? Çfarë ka bërë vaki? Ndonjë vaki? Mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi në familje, ndonjë rilindësi?

Ulsi Manja: Jo ndonjërit, por fatkeqësi na ka ndodh të gjithë ne rilindësve, bre! E more vesh besoj, atë që i ndodhi Fatmirit, me vëllanë?

Antena: E mora, e mora! Shumë e rëndë! Të shkojë tjetri në burg në këtë moshë, për diçka që ka bërë në atë moshë! D.m.th., paketat i doni që t'ia çoni Fatmirit, për atë që i ndodhi. Apo jo?

Ulsi Manja: Jo bre, burrë! Kam urdhër nga shoku Edi. Gjej paketa të mira cigareje! - më tha.

Antena: Ka filluar cigaren, shoku Edi? Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua!

Ulsi Manja: A ç'jeni ju të medias! S'të lini të mbarosh fjalinë, se veç te lajmi ekskluziv e keni mendjen. Paketat do ja çoj S-T-së, Saimir Tahirit, d.m.th.

Antena: Jua ka kërkuar Saimiri, këto paketa...?

Ulsi Manja: Nuk është se na i ka kërkuar, por kështu është tradita. Kur dikush dënohet, bashkëvepruesi duhet me i çu paketa cigareje. Qoftë në qeli, qoftë kur është me arrest shtëpie, e cigaren e pi në ballkon.

Antena: Kush prej ju rilindësve e ka marrë për detyrë që t'i çojë këto paketa?

Ulsi Manja: Unë, kush tjetër. Shko ti te shtëpia e S.T.-së, fshehurazi opozitës - më tha shoku Edi - se ti, si ish-hetues, i di metodat e fshehta.

Antena: Do shkoni? Më mirë shitini, them unë.

Ulsi Manja: Ç'ka po thu bre, burrë?! Po nuk i çova këtë thes me cigare Saimirit në ballkon, na piu e zeza si Rilindje! Ai robi tjetër, për inat që vëllai i Fatmirit nuk i kishte dërguar cigare në burg, e nxori një material përgjimi.

Antena: Ashtu është në fakt. Tani që po e me...

Ulsi Manja: Kushedi sa përgjime do na nxjerrë Saimiri, nëse mërzitet që neve, bashkëpunëtorët e tij rilindës, nuk i çojmë cigare. Të më falësh tani, se po nisem për mision...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: