“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Fahri Balliu: Unë dhe Niko Prejleshi e organizuam protestën e PD-së! 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Fahri Balliu: Unë dhe Niko Prejleshi e organizuam protestën e PD-së! 
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Ne takuam dhe folëm më kokën e PD-së, shokun Fahri Balliu. Themi lajm i mirë, pasi të takosh këtë figurë të shquar, është një ngjarje e veçantë. Biseduam shkurt, rreth ngjarjes së...

Ja bashkëllafosja e bërë me të:

Antena: Mund të na thoni shoku Fahri, se përse në hartën që paraqiti PD-ja, nuk kishte asnjë mafioz në qarkun  e Korçës?

Fahri Balliu: Ikën drejt Maqedonisë, së bashku me kryemafioz Kryeministrin, një ditë para protestës. Disa të tjerë ikën në Selanik, apo u doli llotoja.

Antena: Të gjithë ikën?! Asnjë nuk mbeti në Korçë? Nuk mendojmë se kjo është arsyeja.

Fahri Balliu: Mbetën ca mbetën, por ata i zhduku im bir, që ju bëftë babi, intelektualit të babit!

Antena: Si i zhduku?! A mund të na thoni...

Fahri Balliu? I zhduku nëpërmjet meje, që ju bëftë babi ju bëftë, intelektualit të babit.

Antena: Si ndikuat ju në zhdukjen e mafiozëve në atë qark?

Fahri Balliu: Kreva një takim kokë më kokë me shokun tim Niko Prejleshi. Të dy së bashku ishim të interesuar që Luli, mos të vendoste familje mafioze në qarkun e Korçës.

Antena: Po, po e di për takimin tuaj, që e kanë botuar kolegët tanë. Si aguridhe që jam në këto çështjet hartografiko-politike, nuk e kuptoj se përse u takuat? A mund të na i shpjegoni, shoku Fahri?

Fahri Balliu: Meqë tim bir e vendosa unë vetë në atë qark, nuk dua që t'i dalë nami se është i paaftë që të zhdukë familjet mafioze rilindase në atë zonë. Është intelektual i ri dhe nuk dua që të hajë ndonjë goditje nga partia e tij, që tani. Që ju bëftë babi intelektualit të babit!

Antena: Tani po filloj që të ...

Fahri Balliu: Ndaj takova përpara disa ditësh edhe shokun tim Niko Prejleshin. Edhe ai ishte i mendimit që PD-ja mos të vendoste familje mafioze në qarkun e Korçës.

Antena: Sigurisht që është. Edhe ne mend...

Fahri Balliu: I interesonte edhe Nikos që ai qark mos të kishte familje mafioze. Do që të mburret te rilindja që PD-ja nuk godet në Korçën e tij. Ja kështu. Ika se do takoj Lulin tani, t'i jap këshillë sesi të ulë sa më shumë, numrin e protestuesve.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: