“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet këngëtari Eugent Bushpepa: Shpresoj mos ta fitoj Eurovizionin! 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet këngëtari Eugent Bushpepa: Shpresoj mos ta fitoj Eurovizionin! 
Satirë

Antena Jashtë Familjes ka kontaktuar në rrugë telegrafike, me këngëtarin tonë, Eugenin.

Ja bashkëllafosja e bërë me të, nëpërmjet Mors-it.

Antena: Përshëndetje, Eugent! Urime për performancën apo siç i themi neve në gazetari, paraqitjen! Unë, personalisht, e dija që do paraqiteshit kaq mirë, pasi ju kam parë të këndoni në lokalet e natës. E sipas meje, kush ka mendere të këndojë "live", nuk e ka problem të...

Eugent Bushpepa: Shumë faleminderit, rubrikës suaj!

Antena: A medoni se do zini vendin e parë?

Eugent Bushpepa: Mos ma thuaj këtë llaf, të lutem! Nuk i dua të keqen vendit tim unë.

Antena: Më falni, por s'ju kuptoj!

Eugent Bushpepa: Unë kam ardhur t'ju tregoj njerëzve që, ne shqiptarët dimë të këndojmë. Ama, në asnjë mënyrë nuk duam të fitojmë! Po fituam, s'kemi ndërtesë ku të organizojmë Eurovisionin. Nuk dua të turpëroj vendin tim unë, e të thonë europianët që Shqipëria nuk ka kushte për organizimin e një ngjarjeje të tillë...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: