“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Eurovizioni vitin tjetër do zhvillohet në Shqipëri!

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Eurovizioni vitin tjetër do zhvillohet në Shqipëri!
Satirë

Antena Jashtë Familjes vjen me një lajm të mirë. Autoritetet qeveritare tona, të mbledhura dje në Kuvend, ranë dakord që, të nisë ndërtimi i një arene kulturoro-sportive të madhe. Themi lajm i mirë, pasi këngëtari ynë që na përfaqëson më Eurovision, mund të fitojë vendin e parë dhe vitin tjetër ky koncert do të zhvillohet sipas rregullit, në Tiranë.

Jemi të bindur se, brenda një viti, kjo ndërtesë do të ketë mbaruar, ashtu siç mbaroi ajo në Baku, 7-8 vite me parë.

E nëse ndërtimi i një godine të tillë, nuk do bëhet i mundur brenda një viti, ne mund të shkojmë dhe ta organizojmë në një nga këto vende të Lindjes.

1. Letoni: Riga Arena, ka kushtuar 25 milionë euro. Përfunduar së ndërtuari në vitin 2006. Kapaciteti, 14.500 vetë.

2. Estoni: Arena Saku Suurhall. Përfunduar së ndërtuari në vitin 2001. Kapaciteti 10500 vetë.

3. Lituani: Arena Zalgiris. Përfunduar së ndërtuari në vitin 2011. Vlera 50 milionë euro. Kapaciteti 20 mijë vetë.

4. Kroaci: Arena Zagreb. Përfunduar në vitin 2008. Kapaciteti 24 mijë vetë.

5. Azerbajxhan: Arena Baku. Përfunduar në vitin 2014. Kapaciteti 9 mijë vetë.

6. Maqedoni: Arena Boris Trajkovsi, Shkup. Ka kushtuar 17 milionë euro. Përfunduar në vitin 2008. Ka një kapacitet për koncerte, 12 mijë vetë.

7. Serbi: Arena Stark, Beograd. Ka kushtuar 70 milionë euro. Përfunduar në citin 2014. Ka një kapacitet, mbi 18 mijë vetë.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: