Anjeza, pushime mbi taka

Publicitet
Publicitet
Anjeza, pushime mbi taka
Këngëtarja Anjeza Branka po kalon një periudhë shumë të bukur të jetës së saj, sepse ajo ka disa muaj që po shfaqet në formë të shkëlqyer, teksa shijon koncertet dhe pushimet në vende përrallore, jashtë kufijve.

Sigurisht që ajo nuk lë edhe stilin pas dore.

Ja ku pozon në këtë port barkash turistike, me lëkurën e nxirë nga plazhi, që bie edhe më shumë në sy nga fustani i gjatë, i bardhë me guaska me ngjyra të stampuara në të.

Ka shkuar edhe më tej Anjeza, duke e kombinuar edhe me bandanën që i ka mbledhur flokët.

Por ajo që më shumë na ra në sy ishin takat e sandaleve të saja, shumë të larta për të qenë sandale pushimesh, pra shumë larg komoditetit. Por për bukurinë bëhen disa sakrifica.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: