“Aktualitet politik”, vajza e Namik Dokles publikon një poezi satirike për politikën shqiptare

“Aktualitet politik”, vajza e Namik Dokles publikon një poezi satirike për politikën shqiptare
Vajza e ish-politikanit të njohur, Namik Dokle, i cili u tërhoq pak kohë më parë nga politika, ka publikuar sot një poezi satirike, duke e titulluar “aktualitet politik”. Anika Dokle titullin e kësaj poezie e ka përshtatur, por duket qartë se e tëra politika sot lufton, por nuk dihet se për çfarë dhe kundër kujt bëhet e tërë këtë betejë. Në fakt poezia ka një autor tjetër, mirëpo Anika me profesion mjeke, e ka publikuar atë, duke e parë si të përshtatur për realitetin e sotëm politik në vend. Janë shumë shqiptarë që mendojnë se e tërë beteja politike sot i ngjan një estrade apo satire.

Poezia e publikuar sot nga Anika Dokle ne rrjetet sociale:

                                          Aktualitet politik

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

 

Mora pushkën, dola malit,

Të luftoja për liri,

Ku ta dija unë i shkreti,

Se armiku ishe ti.

 

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja në furtunë,

Ku ta dija unë i ngrati,

Se armiku isha unë.

-K.Th. Spiri

*Titulli është përshtatur

Shpërndajeni me miqtë tuaj: