Cila ka trupin më “hot”?

Cila ka trupin më “hot”?
Një vështrim përmes fotove, mbi pushimet e personazheve të dashura të skenës dhe ekranit, gjatë fillimit të pushimeve të tyre. Cila prej tyre shfaqet me fizikun më seksi dhe trupin me linjat më harmonike?

Sakrificat e gjithë vitit kanë dhënë rezultat.

Vajzat e bukura të skenës dhe ekranit janë munduar shumë në palestër e kujdesin me ushqimin, ndaj tani, këndshëm, mund të ekspozojnë trupat e skalitur nëpër plazhet shqiptare, por edhe në turet luksoze jashtë kufijve.

Sigurisht që, më guximtaret janë ato, nënat VIP me fëmijë, që edhe pse e ndajnë kohën mes familjes dhe karrierës, gjejnë përsëri mundësinë për t’u kujdesur për veten dhe formën fizike.

Por këtu ndihmon jo pak, edhe trashëgimia gjenetike.

Sigurisht, bukuroshet janë kujdesur edhe që trupi i bukur të vishet me rrobat e banjës më në modë për këtë verë 2018, që në shumë raste, janë rroba banje në dy pjesë, duke qenë se linjat e tyre janë perfekte.

Ajo që vihet re është se, këtë verë mbizotërojnë trupat e mbushur, por të tonifikuar, e jo më linjat tepër të holla si ato të modeleve.

Mamatë seksi si, Adelina Ismaili ose Dorina Mema, Anjeza Branka ose Zaimina Vasjari, janë ato me trupat më të bukur. Ndoshta sepse lumturia e të qenit nënë, i bën edhe më të sigurta në vetvete dhe bën që lëkura t’u shkëlqejë.

Alba Hoxha dhe Riselda Sejdia shfaqen me forma super “hot”, por në rastin e tyre është normale, duke qenë se ato janë njëra balerinë e njohur e tjetra koreografe në karrierë.

Vivian Canaj, modelja bukuroshe, vazhdon të ketë një fizik të brishtë, por në proporcion.

Ndërkohë që, modelja Aurela Hoxha dhe vajza seksi, Megi Pojani, zgjedhin rroba banje të vogla dhe provokuese mbi një trup më formoz.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: