Zyrtare/Jordania vjen më 10 tetor në Elbasan, Kombëtarja shton miqësoret pas Uellsit

Zyrtare/Jordania vjen më 10 tetor në Elbasan, Kombëtarja shton miqësoret pas Uellsit
Përveç ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për t’u luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

FSHF njoftoi zyrtarisht se miqësorja e radhës do të jetë ndaj Jordanisë, vendit aziatik.

Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për t’u ndeshur me ekipin e drejtuar nga mister Christian Panucci. Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore. Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes SHQIPËRI-JORDANI,” – thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: