Vendorët, dëme me mosrealizimin e investimeve

Vendorët, dëme me mosrealizimin e investimeve
Një dëm të madh ekonomik, buxhetit të shtetit i kanë shkaktuar edhe autoritetet vendore, komunat dhe bashkitë. Sipas KLSH-së, kjo ka ndodhur sidomos me mosrealizimin prej tyre të planit të investimeve.

“Dëmi ekonomik i konstatuar në realizimin e investimeve në nivel vendor, ka qenë deri në 159 milionë lekë nga mosvlerësim i drejtë i ofertave fituese, konkretisht për 17 bashki dhe 211 milionë lekë nga moskryerja e punimeve, për 26 bashki”, pohon KLSH-ja.

Gjatë vitit 2017, KLSH ka konstatuar shkelje në zbatimin e kontratave në 50 subjekte vendore, duke shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 1.056 milionë lekë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: