Trendi i verës, moda “relaks”!

Trendi i verës, moda “relaks”!
Stili “sporty” dhe moda “relaks”, por përsëri chic, është trendi i pranverës dhe verës së këtij viti. Një zgjedhje mjaft e gjerë veshjesh sportive, por me një pjesë elegante brenda, me detaje punuar bukur, lule, ngjyra, figura, është tashmë në çdo butik veshjesh. Është shumë larg tashmë koha kur femra duhet që të ndante me rigorozitet veshjet sipas orareve të ditës. Mëngjesi, pasditja ose ora e çajit dhe mbrëmja. Veshjet sportive, atletet ose “sneakers”, prisnin në garderobë vetëm orët e palestrës ose vrapit në natyrë, shto këtu edhe ndonjë shëtitje në bregdet. Por ja që dëshira për të qenë relaks tërë ditën, për t’u ndjerë e bukur, por edhe rehat, solli që veshjet sportive, tutat, bluzat e pambukut, atletet, të kthehen në një veshje që e nis ditën në mëngjes, e vazhdon në shkollë ose bar-kafeve, kalon pasdite në shëtitje dhe, e pasuruar me ndriçim, vishet edhe në mbrëmje.

Pra, veshjet sportive nuk kanë qenë kurrë më në modë sa kaq, por kjo nuk ndodhi rastësisht. Ishin shtëpitë e mëdha të modës që e frymëzuan atë, ose në të vërtetë i ringjallën kodet sportive, Valentino, Gucci, Dior zgjodhën designers që luajtën rol parësor në krijimin e atleteve të lakmuara nga të gjithë. Stilistët dhe dizenjatorët e njohur të markave të mëdha, kanë forcuar tashmë bashkëpunime me markat më të njohura të veshjeve sportive, si Nike ose Adidas.

Çfarë duhet të bëjmë për të qenë vërtet “cool”, këtë sezon? Thjeshtë, mos harroni asnjë detaj apo një veshje të huazuar nga rrobat e palestrës. Këto janë rrobat sportive që i veshim në kontrast me pantallonat elegante dhe xhaketat formale apo një palë pantallona të gjera, që përputhen me tutën me shirita; “aktivewear” pra veshje aktive; ky është rregulli i artë për të bërë që të takohen stilet në rrethin e tendencave të modës së lartë.Stili i rrugës është i qartë. Dhe nga këtu, idetë më të bukura dhe origjinale të modës, vijnë për të rishkruar veshjet sportive të viteve ‘80, sweatshirts Champion, kostume adidas dhe rrobat e kultit Nike, në një mënyrë krejtësisht të re që ngrin elegancën e sneakers-ave. I shtoni një triko ose këmishë të gjatë, e bëni të përsosur e që do të përdoret edhe në veshjet e mbrëmjes.Përmes galerisë tonë të fotove, shikoni se sa shumë po e shijojnë këtë modë në trend, personazhet publike shqiptare, Lori Hoxha, Adel Lami, Elita Rudi, Alba Hoxha, Alketa Vejsiu, Anjeza Maja, Arjola Vejsiu, Dafina Zeqiri, Klea Huta, Laura Nezha e Vivian Canaj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: