Takimet në Berlin/Basha: Mbështesin hapjen e negociatave për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni

Takimet në Berlin/Basha: Mbështesin hapjen e negociatave për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e grupimit CDU/CSU për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pas rekomandimit të pritshëm të Komisionit Europian.

Gjatë vizitës në Berlin, ai zhvilloi takime me ekspertë të politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bundestagun gjerman dhe të kancelares Merkel.

“Kemi kërkuar mbështetjen për hapjen e negociatave si një ëndërr të shqiptarëve, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara si ato në luftën kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut, siç e tregoi edhe rasti i Kukësit, respektimin e ligjit, që janë shqetësimet e partnerëve tanë.

Vazhdimin e betejës për të çmontuar narko-shtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të kthyer konkurencën si një parakusht për zhvillimin ekonomik, për të vendosur politikanët e korruptuar para ligjit.

Të gjitha këto do të çojnë në një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, deklaroi Basha.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: