Shqiptarët nga 15 – 65 vjeç, më të paarsimuar se fqinjët

Publicitet
Shqiptarët nga 15 – 65 vjeç, më të paarsimuar se fqinjët
Shqiptarët rezultojnë më pak të arsimuar se fqinjët e tyre. Në raportin e fundit të EUROSTAT, theksohet se, vendi ynë ka përqindje shumë të lartë të popullsisë nga 15-64 vjeç me arsim fillor, por kur bëhet fjalë për ciklet e tjera të arsimit e ka edhe më të ulët, ndaj mund të themi se kemi një popullsi me nivel të dobët arsimor.

Me arsim 9-vjeçar rezulton 48.5% e shqiptarëve në moshë pune. Ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, përqindja e kësaj grupmoshe me arsim 9-vjeçar, është shumë më e ulët, 21.2 dhe 17.9%. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për popullsinë me arsim të ulët, është 26.6%, gati sa gjysma e Shqipërisë. Përqindja më e ulët është në Republikën Çeke dhe Lituani me më pak se 13%, pra janë kombe më të arsimuara. Në Europë, kampionia e popullsisë së pashkolluar, është Turqia që ka 64.4% të qytetarëve.

Edhe përqindja e popullsisë që ka përfunduar vetëm arsimin e mesëm në vendin tonë, është 36%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 46.2%, pra dhe në këtë cikël arsimor jemi më keq.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: