Shqipëria, Maroku dhe Senegali: ja nga vijnë italianët e rinj (nënshtetësia)

Shqipëria, Maroku dhe Senegali: ja nga vijnë italianët e rinj (nënshtetësia)
Në vitin 2016 ne jemi të parët në Evropë me 201 mijë shtetësi të reja. Nga qytetarët e rinj tre janë kryesisht afrikanë dhe një tjetër vjen nga Evropa Lindore, kryesisht nga Shqipëria.” Janë shifra që publikoi “espresso.repubblica.it”,  ku nënvizon se Shqipëria, Maroku dhe Senegali janë tre vendet kryesore nga ku vijnë qytetarët e “rinj italianë”.

E përditshmja italiane i referohet të dhënave të publikuara nga Eurostat, kur në vitin 2016 Italia ishte vendi evropian që pranoi ​​numrin më të madh të qytetarëve të rinj. 201.591 janë shtetas të rinj italianë, nga 50 mijë që pranoi Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjermaninë në vitin 2016 ka dhënë gjysmën e Italisë, sa i përket nënshtetësive.

Një e treta e italianëve të rinj, mbi 65 mijë njerëz,  vijnë nga Afrika, edhe pse në realitet më shumë se gjysma e tyre janë me origjinë marokene. Vendi i dytë afrikan në renditje është Senegali me 5.091 qytetarë të rinj italianë më 2016, pasuar nga Tunizia me 4.800, Egjipti me 3.400, Nigeria me 3.100 dhe Bregu i Fildishtë me 2.000 shtetas të rinj italianë.

Nga ky trend 16 për qind vjen nga Azia, ndërsa 11 për qind e qytetarëve të rinj italianë vijnë nga Amerika, pothuajse në të gjitha rastet nga Brazili, Peruja dhe Ekuadori. Në pjesën tjetër të rasteve - mbi 79,000 shtetësi të reja italiane u janë dhënë qytetarëve të BE-së ose qytetarë evropianë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: