Shqipëri – Kosovë drejt marrëveshjes për pensionet

Shqipëri – Kosovë drejt marrëveshjes për pensionet
Shqipëria dhe Kosova janë drejt nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen dhe vërtetimin e periudhave të sigurimit, për realizimin e së drejtës për pension.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje nga Parlamenti shqiptar, do t’i japë mundësinë shqiptarëve në të dy anët e kufirit, të mos humbasin periudhat e tyre të kontributeve, pavarësisht se ku punojnë, në Shqipëri apo Kosovë.

Në relacionin përkatës mbi marrëveshjen, jepen përcaktimet lidhur me palët kontraktuese si: autoritetet, institucionet, periudhat e sigurimit, legjislacioni, i siguruari, pensioni, vendbanimi, anëtar i familjes, etj., sipas legjislacioneve përkatëse të të dy vendeve.

Gjithashtu, përcaktohet fusha e zbatimit ligjor dhe ajo personal, si dhe trajtimi i barabartë i shtetasve lidhur me të drejtat dhe detyrimet për plotësimin e kushteve dhe pagesën e përfitimeve.

Institucioni kompetent i cili vërteton të drejtën për pension, në përputhje me këtë marrëveshje, kryen pagesën e pensionit për personat, të cilët i plotësojnë kushtet sipas kësaj marrëveshjeje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: