Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 8 shqiptarë në pranga, shfrytëzonin vajzat nga Bjellorusia

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, 8 shqiptarë në pranga, shfrytëzonin vajzat nga Bjellorusia
Policia greke ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit duke vënë në pranga 8 shqiptarë.

Mediat e vendit fqinjë raportojnë se të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion vajza të ardhura kryesisht nga Bjellorusia dhe kërkonin azil në Greqi.

Të arrestuarit janë të moshës nga 25 deri në 68 vjeç. Ata detyronin vajzat që të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë. Sipas të dhënave të policisë greke, pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë, ndërsa fitimi llogaritej nga 8-12 mijë Euro në ditë.

Hetimet nisën pasi dy vajza arritën të arratiseshin dhe denoncuan grupin e shqiptarëve.

Sipas departamentit të Krimit të Organizuar në Policinë Greke, njëra prej vajzave bjelloruse ishte shtatzënë kur kishte mbërritur në Greqi. Shqiptarët, pjesë e rrjetit të prostitucionit, i kishin porositur vajzat që të deklaronin gjatë intervistave për azil se ishin shtatzënë, në mënyrë që të vonohej qëndrimi i tyre në shtetin grek.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: