Seria A/ Juve i arratiset Napolit, Beneventos i “zhduket” Memushaj

Seria A/ Juve i arratiset Napolit, Beneventos i “zhduket” Memushaj
Barazim pa gola mes Milan dhe Napolit, në javën e 32-të të Seria A, ishte thjesht një pikë që nuk ndihmon asnjërën nga dy ekipet, në përmbushje të objektivave finalë. Milan i largohet zonës së Europës dhe Napoli mbetet edhe më larg pretendimeve për titullin kampion.

Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj luajti 90 minuta për Napolin na barazimin pa gola, ndaj të besuarve të Genaro Gatusso-s, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Juventus priti Sampdorian, ku edhe kërkoi shkëputjen e madhe.

Pas eliminimit dramatik nga Champions League, Juventus fitoi 3-0 ndaj Sampdorias me gola të Mandzukiç në 45’, Hoewedes në 60’ dhe të Khedira në 77’.

Kjo fitore e shkëputi Juventus 6 pikë nga Napoli i vendit të dytë.

Benevento barazoi 2-2 ndaj Sasuolos në transfertë, ndërsa Verona humbi 2-0 ndaj Bolonjës në betejën për mbijtesë.

Në radhët e Benevento, që ka rënë në një kategori më poshtë, mesfushori Ledian Memushaj sërish u la jashtë planeve të trajnerit, duke mos figuruar as në stolin e rezervave.

Mbrojtësi tjetër kuqezi i Benevento, Berat Djimisti luajti titullar në barazimin dramatik, që i hoqi dy pikë Sasuolos në objektivin e saj për mbijetesë.

Në zonën e ftohtë ndodhet edhe Crotone e Arlind Ajetit, pasi humbi 1-0 me Genoa një ditë më parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: