Reforma në drejtësi i hapi rrugën rekomandimit

Publicitet
Publicitet
Reforma në drejtësi i hapi rrugën rekomandimit
Progres-Raporti vlerëson edhe negociatat me Greqinë

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke i dhënë notë pozitive zbatimit të deritanishëm të reformës në drejtësi, ndërkohë që lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbeten në vendnumëro.

Rekomandimin pozitiv të KE për Shqipërinë, komisioneri Hahn ia dedikoi “rezultateve të para të prekshme” në procesin e vetingut, si pjesë e reformës në drejtësi. Ai theksoi megjithatë se procesi është në fillimet e tij, ndërsa e quajti rekomandimin premtues.

Në gjetjet kryesore për Shqipërinë që KE publikoi dje, progresi i përgjithshëm në zbatimin e reformës në drejtësi vlerësohet i mirë.

“Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi aftësitë profesionale, integritetin dhe deklaratat e pasurisë. Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme,” thuhet në gjetjet e KE për Shqipërinë.

Vlerësim kanë marrë në progres-raport, hapat e ndërmarrë për të adresuar çështjet bilaterale me Greqinë, si dhe pjesëmarrja aktive në bashkëpunimin rajonal.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: