Programet profesionale, nuk kanë nevojë për notë mesatare

Programet profesionale, nuk kanë nevojë për notë mesatare
Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendim e Këshillit të Ministrave.

“Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore”, - thuhet në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë, do të kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Më tej, në vendim bëhet me dije se, në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Ky komision ka për detyrë të dërgojë të dhënat te njësia arsimore përkatëse.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: