Pensionet, thjeshtohen procedurat për aplikantët e rinj

Publicitet
Publicitet
Pensionet, thjeshtohen procedurat për aplikantët e rinj
Hiqet libreza e pensionit, sepse tashmë pensionistët e rinj, do të njoftohen me mesazh në telefon për masën e pensionit të lidhur dhe ku duhet ta tërheqin

Të gjithë personat të cilët mbushin moshën për pension, si dhe vitet e sigurimit, tashmë nuk duhet të mbledhin pafund dokumentacion dhe vërtetime për të përfituar pagesën mujore të pleqërisë. Institutit i Sigurimeve Shoqërore ka theksuar procedurat deri edhe në heqjen e librezës së pensionit. Kështu, para caktimit të masës së pensionit, pensionistët që futeshin rishtas në skemë paraqiteshin vazhdimisht pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore, për të kërkuar librezën e pensionit, përmes së cilës ata bënin edhe tërheqjen e lekëve.

Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, sqaron se, tashmë pensionistët e rinj do të njoftohen me mesazh në telefon për masën e pensionit të lidhur dhe ku duhet ta tërheqin.

“Të gjithë pensionistëve të rinj që aplikojnë për pension për herë të parë, në momentin që u lidhet pensioni dhe bëhet gati për të paguar, ne automatikisht do të çojmë nga sistemi, një mesazh në celularët e tyre dhe i themi që pensioni ka ardhur. I japim informacionin bazik, sa vite sigurimi ka patur, çfarë page mesatare ka patur, sa i ka dalë pensioni dhe ku të shkojë ta tërheqë. Është ajo e famshmja librezë e pensionit që kërkojnë të gjithë, për të parë se sa vjet punë kanë pasur. Kjo librezë e ka humbur funksionin e pagimit, se tani bëhet me kartë” - thotë drejtori i ISSH-së, Astrit Hado.

Prej vitesh, në skemën e pensioneve, kontribuuesit e fshatit kanë qenë në nivel më të ulët nga sa janë realisht të vetëpunësuar. Për këtë arsye, Hado bën të ditur se, po diskutohet mundësia e rishikimit të masës së kontributeve që paguhen në fshat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: