Pasiguri për të ardhmen?! BSH: Qytetarët po i drejtohen kursimit

Publicitet
Publicitet
Pasiguri për të ardhmen?! BSH: Qytetarët po i drejtohen kursimit
Qytetarët shqiptarë po i drejtohen kursimit të një pjese të të ardhurave të tyre, më shumë se më parë.

Këtë dukuri e pohojnë vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilëve, ky është një orientim i cili ka rënë dukshëm në sy, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Edhe pse ata nuk e komentojnë një dukuri të tillë, duket se ajo flet për një pasiguri që ata shfaqin për të ardhmen e tyre financiare, duke mos preferuar që t’i shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre, por më mirë t’i kursejnë, pasi “nuk i dihet”.

Një dukuri kjo e cila sipas BSH-së, nuk ndodh me biznesin, i cili shfaqet më “i hapur” për shpenzime.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: