Para Kupës së Botës/ Tifozët brazilianë shtojnë besimin pas spektaklit të Neymar

Para Kupës së Botës/ Tifozët brazilianë shtojnë besimin pas spektaklit të Neymar
Asi i PSG-së dhe i Kombëtares së Brazilit, Neymar, është shfaqur me paterica, duke puthur të dashurën e tij në një tapet të kuq, gjatë një aktiviteti bamirësie, i cili u mbajt gjatë fundjavës në Sao Paolo.

Superylli brazilian besohet se do të rikuperohet brenda një muaji, për të qenë gati në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018. Pasi u shfaq duke puthur Bruna Marquezine, duke mbajtur edhe paterica, tifozët brazilianë besojnë se, Neymar po rikthehet në formë të shkëlqyer, për të udhëhequr Brazilin drejt triumfit të Kupës së Botës. Ylli i PSG-së u dëmtua me ekipin francez dhe iu nënshtrua një operacioni para se të shfaqet së fundmi në publik, ku edhe dha sinjale të forta rikthimi.

Neymar u lidh me yllin e televizionit brazilian, në muajin dhjetor.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: