“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ministria e Arsimit: Gjë e mirë që popullsinë e kemi me shkollë 8-9-vjeçare

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ministria e Arsimit: Gjë e mirë që popullsinë e kemi me shkollë 8-9-vjeçare
Satirë

Meqë është fundjavë e duhet optimizëm për pushimet, po sjellim një tjetër lajm të mirë, që na tha ekonomistja jonë simpatike, Jona. Sipas studimeve tona dhe të huaja, 48.5% e popullsisë së moshës 14-65 vjeç, është me shkollë 8-9 vjeçare.  Themi lajm i mirë, pasi siç na tha edhe një zyrtare e ministrisë së Arsimit, pjesa e popullsisë që ka arsimin universitar, në këtë mënyrë, ka më tepër mundësi të punësohet. Kjo sepse konkurrenca në vendet e punës ku kërkohet diplomë, është e ulët.

Urojmë dhe shpresojmë që, numri i njerëzve me arsim 8-9-vjeçar të rritet, pasi kështu rritet edhe mundësia e punësimit, për ata që mbarojnë shkollën e lartë, na tha në linjë telegrafike, po i njëjti zyrtar në këtë ministri.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: