Mediat e huaja: Europa, përplasje për ndikim strategjik në Ballkan

Mediat e huaja: Europa, përplasje për ndikim strategjik në Ballkan
“A do të zgjerohet BE me dy vende të reja të Ballkanit?

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave për dy vendet e rajonit, nga ana e Komisionit Europian, ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

“Financial Times” shkruan se “përplasja për ndikim strategjik në Ballkanin Perëndimor filloi sot kur Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë për t’iu bashkuar BE-së”.

Ndër të tjera thuhet se “ky rekomandim duhet të marrë një miratim përfundimtar në qershor nga krerët e shteteve të BE-së, të cilët do të peshojnë zgjerimin me shqetësime që prekin krimin e organizuar, korrupsionin dhe mosmarrëveshjet dypalëshe në rajon”.

Ndërkohë, “Washington Post” shkruan se Komisioni Europian rekomandoi që BE-ja të fillojë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndonëse entuziazmi për zgjerim të bllokut të 28-kombeve ka rënë.

“New York Times” thotë se “KE rekomandoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë edhe pse entuziazmi për zgjerimin në bllokun e 28 vendeve ka rënë”.

“Le Figaro” shkruan se “KE u propozoi sot shteteve anëtare të BE-së të hapin negociatat për një aderim të Shqipërisë dhe Maqedonisë”.

“Le Monde” veçon se “A do të zgjerojnë Bashkimin Europian dy vende të reja të Ballkanit?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: