“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Makinat me "timon anglez", do ulin numrin e beqarëve

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Makinat me "timon anglez", do ulin numrin e beqarëve
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen me një lajm të mirë. Makinat me timon në të djathtë, do të lejohen të qarkullojnë në Shqipëri. Themi lajm i mirë, pasi ekonomia britanike tashmë do të pësojë rritje. Janë me qindra mijëra shqiptarë në atë vend që, pasi do t’i blejnë aty ku jetojnë, do kenë mundësi t'i sjellin këto makina "me timon anglez" në Shqipëri, për të afërmit e tyre.

Kjo do bëjë që, ndonjë djalë i cili deri më tani nuk ka patur ndonjë vajzë të dashnoruar, të ftojë femrën që dëshiron, për një xhiro me të tillë makinë.

Më pas, ku i dihet! Mes tyre mund të lindë dashnoria, e pastaj martesa.

Në kohën kur në vendin tonë cilësia e diellit po rritet, për shkak të afrimit të stinës së verës, shoferët e këtyre makinave do kenë mundësi që të nxijnë krahun e tyre të djathtë, që do e mbajnë mbështetur për tangërllëk, në dritaren e makinës, siç mbajnë krahun e majtë, ata që timonin e makinës e kanë në këtë anë. Rrjedhimisht që, shumë shqiptarë nuk do kenë probleme reumatizmi nga ky krah.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: