La Liga/ Pritej goli për 45’, Levante zhgënjen pas largimit të Sadikut  

La Liga/ Pritej goli për 45’, Levante zhgënjen pas largimit të Sadikut  
Armando Sadiku e nisi titullar ndeshjen e javës së 32-të në La Liga, por skuadra e tij Levante humbi përballë Atletico Madrid 2-0.

Vendasit dominuan ndeshjen dhe shënuan në 33’ me anë të Correa.

Në fillim të pjesës së dytë trajneri i Levante ndërroi dy lojtarët shqiptarë, Sadikun dhe Bardhin, por Levante u ndëshkua sërish nga Griezman.

Fernando Torres realizoi edhe golin e tretë.

Kjo humbja mban ekipin e Sadikut në rrezik rënie, pesë pikë larg zonës së ftohtë, ku ndodhet Deportivo La Korunja.

Barcelona, pas eliminimit nga Champions, fitoi 2-1 ndaj Valencia dhe kryeson bindshëm, 9 pikë para Atletiko Madrid.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: