Kush po përfiton edhe kush po humbet nga rënia e euros në tregun e këmbimit?

Kush po përfiton edhe kush po humbet nga rënia e euros në tregun e këmbimit?
Rënia e monedhës në tregun e brendshëm valutor ka dy anët e saj të medaljes. Nga njëra anë, përfituesit prej saj, të cilët janë ata që kryejnë pagesa me euro, të tipit shlyerje kredish, blerje biletash udhëtimi, deri edhe blerje shtëpish apo dyqanesh. Kurse humbësit janë pikërisht ata që shesin me euro, të tillë si fasonët, pasi u bie të nxjerrin më pak fitime kur i këmbejnë ato me lekë

“Thikë me dy presa”, cilësohet nga ekspertët rënia e euros në tregun e këmbimit valutor. Dhe kjo, pasi sipas tyre, kjo gjë ka përfituesit, por në të njëjtën kohë edhe humbësit e vet. Ata që përfitojnë, janë kryesisht ata që i bëjnë pagesat me lekë. Konkretisht, këtu futen të parët importuesit, të cilët marrin nga  jashtë mallra që vijnë në monedhën evropiane dhe i konvertojnë në lekë, pra, duke i blerë më lirë se më parë.

Por edhe ata që kanë për shembull një kredi bankare në monedhën evropiane dhe duhet ta shlyejnë atë përmes kësteve më të ulëta, të konvertuara në lekë. Për shembull, nëse një këst kredie deri dje një qytetar, apo dhe një biznesmen e paguante me 200 euro, që konvertoheshin deri në 28 mijë lekë; tani atij i bie që të paguajë rreth 25 mijë lekë për të njëjtin këst.

E njëjta logjikë, edhe për biznesmenin që mund të blejë për shembull 10 mijë euro mall ardhur nga jashtë vendit dhe për të, tani nxjerr nga xhepi rreth 12.8-12.9 milionë lekë e jo 113.4, deri edhe 14 milionë lekë siç ka qenë pak kohë më parë. Situatë krejt e kundërt në fakt, me ata që eksportojnë mallra jashtë vendit, siç janë fasonët dhe u duhet që shitjet t’i bëjnë në euro, duke përfituar në këtë mënyrë më pak të ardhura prej tyre.

Konkretisht, nëse një fabrikë këpucësh apo veshjesh me mall porositësi, deri dje kryente një shitje prej 10 mijë eurosh në Itali apo në Greqi, sot për të njëjtën sasi malli dhe po me këtë çmim shitjeje, do të fusë në xhep deri në 12.8-12.9 milionë lekë e jo 113.4 apo deri edhe 14 milionë lekë, siç arrinte të fitonte kur euro ishte më e fuqishme në tregun e këmbimit të brendshëm valutor.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: