KONCESIONET/ Dëme të konsiderueshme, shteti s’i ndjek se si i realizojnë investimet

KONCESIONET/ Dëme të konsiderueshme, shteti s’i ndjek se si i realizojnë investimet
Koncesionet në Shqipëri i kanë shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit.

Dhe kjo, për faktin pasi ato nuk ndiqen siç duhet nga institucionet sesi zbatohen në praktikë.

Kjo konfirmohet në raportin vjetor të KLSH-së, sipas të cilit, “gjatë auditimeve të kryera gjatë vitit 2017, janë konstatuar problematika në lidhjen he mbikëqyrjen e këtyre koncensio-neve”.

“Problematika këto që kanë rezultuar edhe me efekte financiare që dëshmon për papërgjegjshmëri dhe mungesë kapacitetesh nga sektori publik për lidhjen dhe administrimin e këtyre formave të ofrimit të shërbimeve nga ana e sektorit publik në Shqipëri”, cilësojnë ekspertët e KLSH-së.

Duke përmendur më tej edhe institucione konkrete, të tilla si ministria e Zhvillimit Ekonomik, për të cilën akuzojnë se “ka lejuar favorizimin e përdorimit të kontratave simbolike “1 Euro”. Apo AKBN-në, për vonesa në ndërtimin e mosvënien në punë të disa prej koncesioneve brenda afateve.

Si edhe ministrinë e Energjisë, për lejimin ende të koncesioneve që prej vitesh rezultojnë me humbje të konsiderueshme dhe aktualisht nuk ushtrojnë aktivitet tregtar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: