Kamza, në mes të mbijetesës “Shkodër-Durrës”  

Kamza, në mes të mbijetesës “Shkodër-Durrës”  
Teuta fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana”, duke rihapur betejën për mbijetesë mes tre ekipeve ku njëra prej tyre do të shoqërojë Lushnjën në një kategori më poshtë. Tirana dhe Kastrioti sigurojnë rikthimin para kohe në elitën e futbollit shqiptar 

Aranit Muraçi

Skënderbeu pret të shpallet kampion, në një nga 7 javët e mbetura të këtij sezoni, si dhe shpreson që të mos penalizohet nga UEFA, për të bijuar projektin e madh në Champions League. Presidenti Ardian Takaj u shpreh i sigurt, se pas rifitimit të titullit kampion të dy sezoneve më parë në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv, skuadra e tij do të provojë pafajësinë nga akuzat absurde dhe kërkesa e padëgjuar më parë në Europë, për t’i hequr të drejtën e pjesëmarrjes për 10 vjet në Kupat e Europës. Takimet e tjera të javës së 29-të rihapën betejën mes tre skuadrave që synojnë vendin e tretë si dhe për tre ekipe që do të diskutojnë ekipin e dytë pas Lushnjës, që do të bjerë në një kategori më poshtë.

Mbijetesa

Teuta thyen Vllazninë në “Niko Dovana” duke e mbyllur me një fitore premtuese për mbijetesë javën e 29-të në Kategorinë Superiore. Hrkaç në 32’ dhe Hakaj në 45’ shënuan golat e fitores në favor të “djemve të detit”, fitore që i dha tre pikë të çmuara Teutës në betejën e saj për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Përpjekjet e Vllaznisë së drejtuar nga Ernest Gjoka nuk sollën asnjë ndryshim në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa humbja rëndon pozitat e kuqebluve për mbijetesën e madhe. Kamza, pas humbjes 3-2 në Korçë, ndodhet një pikë para Teutës e Vllaznisë, kur duhen edhe 7 javë nga mbyllja e fazës së fundit të këtij sezoni. Beteja mes tre skuadrave që do të diskutojnë ekipin e dytë që do të shoqërojë Lushnjën në një kategori më poshtë mbetet e hapur.

Europa 

Luftëtari i Gjirokastrës falë fitores direkte me Laçin mban gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës. Luftëtari ndodhet vetëm një pikë pas Partizanit, që humbi 4-0 me Kukësin, humbje që i garanton rivalit direkt pozitat e vendit të dytë. Beteja deri në fund të garës mes Partizanit, Luftëtarit dhe Laçit për vendin e tretë mbetet e hapur. Edhe Flamurtari kërkon Europën me anë të Kupës së Shqipërisë, ku pret Skënderbeun gjatë mesjavës, por e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale në Korçë, 1-0, dhe mban gjallë shpresat për të arritur finalen e madhe.

 

Kastrioti dhe Tirana

Janë përcaktuar gjatë fundjavës edhe dy ekipet që siguruan gjatë fundjavës rikthimin në Kategorinë Superiore. Tirana dhe Kastrioti, që fituan dy grupet e Kategorisë së Parë, siguruan matematikisht ngjitjen në Superiore.

 

Kategoria Superiore

Java e 29-të/Dje

Teuta-Vllaznia                   2-0

Të shtunën

Skënderbeu-Kamza        3-2

Kukësi-Partizani                4-0

Lushnja-Flamurtari          0-2

Luftëtari-Laçi                      2-1

Shpërndajeni me miqtë tuaj: