KALLËZIMET PENALE/ Dyfishohen zyrtarët e denoncuar për abuzimet me fondet, 129 vetëm vjet

Publicitet
Publicitet
KALLËZIMET PENALE/ Dyfishohen zyrtarët e denoncuar për abuzimet me fondet, 129 vetëm vjet
Po shtohen kallëzimet penale ndaj zyrtarëve të shtetit nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpërdorimet me fondet publike.

“Numri i kallëzimeve penale të zyrtarëve në gjashtë vitet e fundit (periudha e viteve 2012-2017), është rritur më shumë se dy herë krahasuar me periudhën e viteve 2006-2011”, sqarojnë ekspertët e KLSH-së.

Për të detajuar më tej se vetëm për vitin 2017, KLSH-ja ka depozituar pranë prokurorive të rretheve, 47 kallëzime penale për 129 zyrtarë që kanë abuzuar me fondet publike.

Nga këta, 23 ishin titullarë institucionesh, (7 bashki dhe ish-komuna, 7 zyra hipoteke, 4 ALUIZNI, 1 shoqëri aksionere dhe 4 të tjerë), 41 nëpunës të nivelit drejtues dhe 60 nëpunës të tjerë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: