Juventus 3-0 dhe arratiset 6 pikë larg, pas "vetëvrasjes në San Siro" Milan-Napoli

Juventus 3-0 dhe arratiset 6 pikë larg, pas "vetëvrasjes në San Siro" Milan-Napoli
Barazim pa gola mes Milan dhe Napolit, në javën e 32-të të Seria A, ishte thjesht një pikë që nuk ndihmon asnjërën nga dy ekipet, në përmbushje të objektivave finalë. Milan i largohet zonës së Europës dhe Napoli mbetet edhe më larg pretendimeve për titullin kampion.

Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj luajti 90 minuta për Napolin na barazimin pa gola, ndaj të besuarve të Genaro Gatusso-s, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Juventus priti Sampdorian, ku edhe kërkoi shkëputjen e madhe. Pas eliminimit dramatik nga Champions League, Juventus fitoi 3-0 ndaj Sampdorias me gola tw Mandzukiç nw 45’, Hoewedes në 60’ dhe të Khedira në 77’.

Kjo fitore e shkëputi Juventus 6 pikë nga Napoli i vendit të dytë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: