Ish-drejtori i FBI-së flet për Trump: Është i papërshtatshëm për President, s’ka moral

Ish-drejtori i FBI-së flet për Trump: Është i papërshtatshëm për President, s’ka moral
Ish-drejtori i FBI-së James Comey ka thënë se Donald Trump është “moralisht i papërshtatshëm për të qenë President” dhe i trajton gratë si “copa mishi”.

Comey dha intervistën e tij të parë televizive që kur u shkarkua nga Presidenti Trump, vitin e kaluar.

Ai i tha ABC News se Trump mund të ketë penguar drejtësinë.

Disa orë përpara intervistës, Presidenti vazhdoi ofensivën, duke e akuzuar ish-drejtorin Comey për”shumë gënjeshtra”.

“Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, theksoi Comey. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google  

Shpërndajeni me miqtë tuaj: