INSTAT: TAP dhe HEC-i i Devollit, e “shpërthyen” vjet ekonominë shqiptare

INSTAT: TAP dhe HEC-i i Devollit, e “shpërthyen” vjet ekonominë shqiptare
Realizimi i projekteve madhore në vend, të tilla si ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) apo hidrocentrali i Devollit, duket se kanë ndikuar që ekonomia shqiptare të njohë një fuqizim të dukshëm të saj gjatë vitit të kaluar. Dukuri kjo e konfirmuar edhe nga vetë ekspertët e Institutit të Statistikave, sipas të cilëve, është fakt se rritja ekonomike gjatë vitit të kaluar njohu nivelin e saj më të lartë në dhjetë vitet e fundit.

Konkretisht, sipas tyre ekonomia shqiptare u rrit me nivelin prej 3.84% për gjithë vitin 2017, nga 3.37% që ka qenë vlerësimi i saj për vitin e mëparshëm.

Një shifër kjo e cila duhet thënë se është më e larta e shënuar gjatë viteve të fundit. Teksa ajo arriti të jetë më e larta, pikërisht në vitin 2008, kur arriti deri në nivelin prej 7.50%.

Nga ana tjetër, ekspertët pohojnë se rritja ka qenë më e lartë në 6-mujorin e parë dhe të dytë, në gati 4%, e udhëhequr nga ndërtimi i projekteve të mëdha, ndërsa në të tretin dhe të katërtin është ngadalësuar, si rrjedhojë e rënies së kontributit të ndërtimit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: