Goli i fitores në Zvicër, Ajeti u vjen në “ndihmë” për mbijetesë Likës e Lenjanit

Goli i fitores në Zvicër,  Ajeti u vjen në “ndihmë” për mbijetesë Likës e Lenjanit
Albian Ajeti, sulmuesi me origjinë shqiptare i Basel shënoi golin e fitores, 2-1, ndaj Lausane, në kampionatin zviceran, fitore që ndihmon Sion të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë.

Basel mban vendin e dytë, por i ka humbur më kohë shpresat për titull pas shlëputjes së Yong Boys.

Në radhët e Basel nuk aktivizohej Taulant Xhaka, i s’kualifkuar, ndërsa Albian Ajeti, vëllai i vogël i mbrojtësit kuqezi, Arlindit, nuk e ka pranuar ende ftesën e Panucci-t për t’u bërë pjesë e kuqezinjve.

Benjamin Kololli, mesfushori 25-vjeçar i Lausane luajti 90 minuta në humbjen e fundit, ndërsa Andi Zeqiri, një 22-vjeçar me origjinë shqiptare qëndroi në stol gjatë këtij takimi.

Sion fitoi 1-0 ndaj Lucern, në radhët e së cilës aktivizohej Shkëlqim Demhasaj, futbolist gjithashtu me origjinë shqiptare, i pa-grumbulluar ende nga Shqipëria apo Kosova.

Në këtë fitore, në radhët e Sion u aktivizua titullar Emir Lenjani, por mungoi Burim Kukeli.

Edhe Grasshopers humbi 2-1 në fushën e vet nga St Gallen.

Bujar Lika, i cili debutoi me kuqezinjtë në miqësoren e fundit si një ndër surprizat e trajnerit Christian Panucci,  u ndërrua në fundin e takimit nga Alban Pnishi, në humbjen që Grasshopers pësoi me ST Gallen. Gjelbrim Taipi, i cili zgjodhi të përfaqësonte Kosovën në miqësoret e fundit, ishte titullar në këtë humbje.

Pas javës së 29-të Grasshopers ka 32 pikë, një më tepër se Sion e Lauzanë, që mbyllin tabelën e klasifikimit në kampionatin zviceran.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: