FMN: Rezultatet e PPP-ve në Ballkanin Perëndimor, ndër më të këqijat 

Publicitet
Publicitet
FMN: Rezultatet e PPP-ve në Ballkanin Perëndimor, ndër më të këqijat 
“Studimet e vlerësimit për Ballkanin Perëndimor, treguan se rezultatet për menaxhimin e PPP-ve aty ishin ndër më të këqijat”. Ky është një tjetër konstatim që bëjnë ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, lidhur me praktikën e këtij lloj koncesioni. E duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, që është aspak e përjashtuar nga ky realitet.

Madje, FMN-ja e rendit atë në vend të parë, për menaxhimin e keq të koncesioneve të Partneritetit Publik-Privat, derisa figuron që të ketë edhe nivelin më të lartë të tyre.

Kujtojmë se vetëm gjatë pjesës së parë të këtij viti, qeveria shqiptare ka lançuar vënien në zbatim të disave prej tyre, ku më i rëndësishmi vlen të thuhet se është ai për Rrugën eArbrit, me një vlerë totale prej 33.6 miliardë lekësh.

Që të gjitha këto, lekë të cilat do të dalin nga arka e buxhetit të shtetit me këste ndër vite, për të shlyer punimet që do të kryejë koncesionari për  ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e saj.

Gjithsesi, prej ekspertëve të FMN-së nuk hidhet poshtë fakti se Partneritetet Publike-Private janë një formë mjaft tërheqëse për investimet në infrastrukturë. Porse sipas tyre, ato duuhet të jenë të mirëstudiuara, sidomos kur bëhet fjalë për projekte madhore, apo shifra të mëdha, si ajo që përmendëm pak më lart për Rrugën e Arbrit, që do aplikohet në 13 vitet e ardhshme në Shqipëri. “Në mënyrë të veçantë, PPP-të duhet që të  kombinojnë ndarjen e rreziqeve dhe përgjegjësive, mes sektorit publik dhe atij privat”, cilësojnë në një situatë të tillë, ekspertët e FMN-së.

 

PËRFITIMET

“Partneritetet Publike-Private kombinojnë aftësitë dhe burimet, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Por ato duhet tw ndajnë mes tyre rreziqet dhe përgjegjësitw. Kjo u mundëson qeverive të përfitojnë nga ekspertiza e sektorit privat, dhe u lejon atyre të përqendrohen në politikat, planifikimin dhe rregullimin, duke deleguar operacionet e përditshme”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: