“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Emergjencat Civile: Gondolat e Venecias, do përdoren në përmbytjet e Shkodrës

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Emergjencat Civile: Gondolat e Venecias, do përdoren në përmbytjet e Shkodrës
Satirë

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Venediku i hershëm, apo siç quhet tani, Venecia. Burime të besueshme mediatike, bëjnë të ditur se, gondola, ikona e Venecias, në rrezik nga zhdukja. Brezi i ri po humb interesin për ruajtjen e traditës së këtij mjeti lundrimi.

Themi lajm i mirë pasi, tashmë, këto mjete mund të vijnë në vendin tonë, e mos të rrijnë kot pa punë në Itali. Pas disa muajsh, fillon prapë sezoni i përmbytjeve në Shkodër e ato, fare mirë, mund të shpërbejnë për njerëzit e kësaj zone. Dihet lidhja që ka patur Shkodra me Venecian. Kujtojmë p.sh., shokun Barleti, i cili kur shkruante për Rrethimin e Shkodrës, thoshte që gjithë popullsia e këtij qyteti, dorëzoi kalanë dhe ikën në Venecia.

Duke u kthyer këto mjete lundrimi, ne sikur kthejmë në Shkodër gjakun arbëror, - na tha në linjë telegrafike, një specialist i Emergjencave Civile.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: