Çrregullimet e gjumit, kur duhet të drejtohemi tek mjeku psikiatër

Çrregullimet e gjumit, kur duhet të drejtohemi tek mjeku psikiatër
Gjumi duhet bërë në orët e veta fiziologjike, që janë nga ora 23.00 deri në 07.00, duhet të jetë një gjumë i vazhduar për të gjitha për këto orë, pra jo i ndërprerë dhe i qetë

Sonila Isaku

Një jetë me ritme të shfrenuara nuk e favorizon qetësimin dhe gjumin. Në disa raste, në bazë të pagjumësisë qëndrojnë ankthi dhe depresioni. Por ndonjëherë edhe zhurmat e natës bëhen shkak për të prishur cilësinë e gjumit. Në rastet kur gjumi juaj nuk është i vazhdueshëm e edhe i qetë përgjatë gjithë natës, mjekja psikiatre Arjana Reli këshillon se këta persona duhet të drejtohen tek mjeku i familjes, apo ai psikiatër për të kërkuar ndihmë. Cilat janë këshillat që duhet të ndiqen në këto raste? Mjekja Reli i tregon ato sipas grupmoshave dhe shqetësimeve që mund të shfaqen.

Zhurmat e natës

Ndikimi i zhurmave në gjumin e natës prish cilësisht orët që në duhet t’i marrim për të qenë efektivë dhe energjikë për ditën e mëpasme, ndërkohë që është një nga elementët më kryesore të higjenës së gjumit, ku secili nga ne duhet ta respektojë për të mos pasur problematika, që nisin që nga shpërqendrimi. Kur cilësia e gjumit prishet, ndikon drejtpërdrejt tek përqendrimi që neve na duhet për të çuar përpara aktivitetet tona të se nesërmes. Tjetër pasojë negative është irrabiliteti, ai nervozizmi i padukshëm që bëhet problem më pas në raportet tona ndërpersonale. Në rastet kur zhurma është persistente, hasim edhe çrregullime të gjendjeve emotive nisur nga ankthi, si dhe turbulenca të humorit që jo domosdoshmërish kanë elementë bazë këtë lloj problematike, por i mbivendosen asaj që individi ka më përpara dhe kjo të bëhet shkak për të precipituar, apo rënduar gjendjen dhe për të treguar problemet në vazhdim.

Të rinjtë

Çrregullimet e gjumit janë problematika që lidhen me sasinë e gjumit dhe me cilësinë e tij. Pra, nëse të dy këto elementë prishen njëkohësisht, ky është sinjali që neve duhet me patjetër të drejtohemi tek mjeku, ose tek një specialist i shëndetit mendor. Nëse njëri nga këta elementë tregon që po cënon mirëfunksionimin tonë, tregon se ky është kufiri që ne duhet të kemi për të hequr barrierën dhe për të shkuar e kërkuar ndihëm tek bluzat e bardha.

Doja të jepja një këshillë sa i përket brezit të ri sot, pasi është ai që abuzon me tepër me ndërhyrjet që bën më tepër me orët fiziologjike, që një njeri duhet të ketë me nevojat e tij për gjumë. Nuk është e thënë që ne të kënaqemi me idenë se po zëvendësojmë orët e humbura ditën. Gjumi duhet bërë në orët e veta fiziologjike, që janë nga ora 23.00 deri në 07.00 dhe duhet të jetë një gjumë i vazhduar për të gjitha për këto orë, pra jo i ndërprerë dhe i qetë. Nëse kjo gjë nuk respektohet, atëherë duhet me patjetër të kërkohet ndihma e mjekut, pasi gjumi mbivendos problematika, të cilat shkojnë deri në sëmundje të vërteta të shëndetit mendor.

Koha e gjumit

Një person aktiv, i cili duhet të punojë përgjatë një dite dhe ditën tjetër i duet që të jetë në punë dhe ka një moshë mesatare i duhen mesatarisht 8 orë gjumë, por ka edhe karakteristika individuale pasi dikush mund të dojë më shumë e dikush mund të dojë më pak gjumë. Kur flasim më pak apo më shumë, nuk duhet t’i çojmë në ekstreme, të cilat ndikojnë në aktivitetin e njeriut. Pagjumësia menjëherë reflektohet në energjinë që kemi për ditën e ardhshme, kjo nuk është se po ndenjëm një ditë pa gjumë do të krijohen probleme. Problemet krijohen atëherë kur zgjimi nga gjumi bëhet i përditshëm më herët dhe ne nuk arrijmë të kapim ato orët e duhura. Mosfjetja krijon probleme, duke dëmtuar performancën konjunktive të ditës në vazhdim, duke mos u çlodhur apo pastruar truri.

Fëmijët

Fëmijët kanë nevojë për një kohë më të gjatë të gjumit, sepse kjo ndikon në rritjen e tyre. Një nga elementët më të rëndësishëm të gjumit tek fëmijët është sepse ai ndikon në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Gjatë periudhës së gjumit në fëmijëri truri zhvillohet, pra është një nga mënyrat se si zhvillohet truri dhe sesi ribalancohet aktiviteti hormonal për të ndihmuar në rritjen e fëmijës.

Të moshuarit

Tek moshat e treta zakonisht ka një mungesë gjumi dhe kjo për shkak të fillimit të një çrregullimi. Por faktorë të tjerë që ndikojnë tek këta persona janë edhe prania e televizorit në dhomë, celulari, jeta sedentare, apo mjete të tjera të teknologjisë. Normalisht, tek moshat e treta mungesa e gjumit gjithmonë lidhet me një çrregullim dhe është shumë e rëndësishme që të mos përdoren barnat e zakonshme që përdoren për gjumin, sepse ndikojnë më keq në ruajtjen e trurit. Ajo që dua të theksoj është se mungesa e gjumit tek një i moshuar, gjithmonë lidhet me një shqetësim, përshembull demenca alzhajmer gjithmonë ka mungesë të gjumit. Në fillimet e veta, mund të shfaqet me pak ankth apo me mungesë gjumi. Por nëse kapet herët nga gjumi, kujtesa apo ankthi këto janë shenjat që tregojnë sëmundjen. Nëse kjo mjekohet në mënyrë të rregullt, atëherë mund të ruajmë trurin në kohë.

Çrregullimet e gjumit

Nëse një person ka fjetur normalisht dhe në një moment ka çrregullime të orarit të gjumit, ai duhet të shqetësohet edhen rastet kur fle shumë edhe në rastet kur fle pak. Nëse ne kemi nevojë për më shumë gjumë sesa zakonisht, do të thotë që diçka nuk shkon. Gjumi është një simptomë e shumë çrregullimeve mendore, e jo vetëm, por edhe neurologjike, apo e disa sëmundjeve të tjera. Prishja e gjumit është simptomë dhe në momente të ndryshme, ajo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, përshembull depresioni është shumë i lidhur me aktivitetin e gjumit dhe mund të jenë të dy format e çrregullimit të lidhura me depresionin, si shtimi dhe pakësimi i gjumit. Kjo duhet parë në një kontekst më të gjerë, pasi mund të jetë depresion, por mund të jetë edhe diçka tjetër,

 

Çfarë duhet të bëjë një person që ka çrregullime të gjumit?

Ai duhet të alarmohet dhe të shkojë menjëherë tek mjeku për të parë alternativat e zgjidhjes së problemit. Përshembull, nëse kemi një situatë jo të favorshme me gjumin prej 4-5 ditësh që mund të jetë e ndryshme, nuk të zë gjumi; mund të jetë që të zë gjumi dhe të del pas pak dhe nuk të zë më; ose të del herët në mëngjes; për secilën nga këto duhet të klasifikohet. Nëse kjo është për periudha të shkurtra, duhen parë ato elementë të cilët kanë ndryshuar në jetën e personit, pse ka ndodhur kjo. Nëse personi ka një gjumë të rregullt nuk ka pse të ndodhë kjo në mënyrë të papritur. Sigurisht, që ka edhe efekte të tjera të jashtme, që mund të ndikojnë siç është vapa e kësaj periudhe, apo gjumi me kondicioner, i cili të bezdis. Por një gjumë i prishur në këtë formë, normalisht duhet të rifillojë. Në rastet se ky gjumë nuk kthehet duhet ngritur pak alarmi dhe duhet të kuptojmë secilit janë faktorët që ndikojnë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: