Braktisja e shkollës, 50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar jetesën

Braktisja e shkollës, 50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar jetesën
Rreth 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm në vendin tonë, janë të detyruar të punojnë për të siguruar jetesën e tyre. Sipas një studimi të koalicionit për arsimin, në Shqipëri rezulton se, 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore, jetojnë në varfëri, duke u përballur me vështirësi për të siguruar nevojat bazë për të jetuar. Mungesa e investimit te fëmijët, rrezikon që, një numër i konsiderueshëm i tyre, të ngelen jashtë dyerve të shkollës.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, kërkon më shumë vëmendje dhe rritje të shpenzimit vjetor për nxënës, i cili ka qenë në nivelin më të lartë në vitin 2015, ku qeveria shpenzoi rreth 62 mijë lek në vit, ndërkohë që vitet 2017 dhe 2018 shënojnë rënie të shpenzimeve për nxënës, në 55 mijë lekë.

Sipas shifrave të publikuara nga studimi, rezulton se, vitet e fundit, vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit gjatë javës, ndërsa 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç, nuk shkojnë në shkollë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: