BERZH: Integrimi mund të vonohet, po s’u ndihmuan bizneset e vogla

Publicitet
Publicitet
BERZH: Integrimi mund të vonohet, po s’u ndihmuan bizneset e vogla
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka prezantuar dje raportin e Tranzicionit për vitin 2017. Edhe pse në tërësi ai ka një vlerësim pozitiv për zhvillimet ekonomike në vendin tonë, ai ka pohuar se Megjithatë, raporti vëren se produktiviteti i bizneseve është ulur. Problematike janë sidomos bizneset e vogla, që nuk po zgjerohen dhe nuk po rrisin prodhimin dhe kanë një produktivitet shumë të ulët.

“Nëse nuk ndihmohen bizneset e vogla, ky proces integrimi mund të vonohet”, tha nga ana e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke iu referuar gjetjeve të raportit. Prandaj, ai rekomandoi se duhet bërë më shumë për fuqizimin e tyre. “80 për qind e bizneseve në rajon janë të vogla dhe kanë peshë të rëndësishme për prodhimin e brendshëm bruto, punësimin etj.

Por, ata kanë vështirësi të gjejnë financime dhe mbështetje me politika”, citon raporti i BERZH-it, lidhur me këtë kategori. Duke shtuar se ajo është shumë e rëndësishme për procesin e konvergjencës (rritjes me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara për ta kapur sa më shpejt mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian).

Në fund, drejtori i Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Matteo Colangeli, tha se kjo bankë ka interes në financimin e sektorit të energjisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: