BE/ Më pak azil për të gjithë, bie me 25% plotësimi i kërkesave

BE/ Më pak azil për të gjithë, bie me 25% plotësimi i kërkesave
Nuk është më “diskriminues” se më parë vetëm ndaj shqiptarëve sa i përket dhënies së azilit, por mesa duket ndaj të gjithë qytetarëve jo-komunitarë në tërësi.

Bashkimi Evropian këtë trend të tij së fundmi e ka shfaqur me të gjitha vendet prej nga kanë mbërritur kërkesat për azil.

Sipas të dhënave që referon vetë Instituti Evropian i Statistikave, rezulton se në total ka një rënie në nivelin prej -25% të dhënies së azilit ndaj qytetarëve jo-evropianë në një vit. Çka reflekton një politikë edhe më shtrënguese të BE-së për dhënien e azilit.

“28 vendet anëtare të Bashkimit Europian siguruan mbrojtje për 538 mijë azilkërkues në vitin 2017, me një rënie prej -25%, krahasuar me vitin e mëparshëm, 2016”, cilëson Eurostat-i, në studimin e tij të fundit mbi azilkërkuesit.

Ndërsa në tërësi, shkalla e njohjes, pra pjesa e vendimeve pozitive në numrin e përgjithshëm të vendimeve, ishte 46% për vendimet e shkallës së parë në Bashkimin Evropian. Por ajo që bie në sy është fakti se gjithsesi rezultatet e vendimeve mbi aplikimet për azil ndryshojnë midis vendeve të shtetësisë së aplikantëve për azil.

Ku në mesin e njëzet shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallën e parë në vitin 2017, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e shqiptarë në 94% për Sirinë dhe 92% për Eritrean.

Shqipëria, edhe pse e listuar në vendet me numër të lartë azilkërkuesish, vetëm 5% e vendimeve që merren nga shtetet anëtare ndaj qytetarëve të saj janë pozitive.

 

SHIFRAT

28 vendet anëtare të Bashkimit Europian siguruan gjatë gjithë vitit mbrojtje për 538 mijë azilkërkues, me një rënie prej 25% krahasuar me 2016-n. Gjithashtu vendet anëtare pranuan rreth 24 mijë refugjatë të shpërngulur nga vendet e tjera. Grupi që përfitoi mbështetje më të madhe nga BE-ja në 2017-n mbeten sirianët (175.8 mijë persona apo 33% e numrit totalit dhe afganët me rreth 100.7 mijë refugjatë apo 19% e totalit

Shpërndajeni me miqtë tuaj: