Basha në Gjermani: Mision i vështirë

Publicitet
Basha në Gjermani: Mision i vështirë
Gjermanët e CDU/CSU, skeptikë për zgjerimin dhe kritikë për hapjen e negociatave

Seanca dëgjimore e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dje me anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme kishte për qëllim bindjen e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e nisjes së negociatave së Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha e vlerësoi këtë si një detyrë të vështirë, sepse ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatave dhe ka si shqetësim kryesor luftën kundër drogës, luftën kundër korrupsionit, reformën ne drejtësi.

“Një mbledhje e vështirë e Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore”, - tha z.Basha.

Kreu i opozitës vlerësoi se hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

”Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij Komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, - tha Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: