Banka Botërore: Shqipëria, kampione e Ballkanit për kreditë e këqija

Publicitet
Publicitet
Banka Botërore: Shqipëria, kampione e Ballkanit për kreditë e këqija
Shqipëria vijon që të shënojë kreditë me probleme, më të lartat në rajonin ku ajo bën pjesë, Ballkani Perëndimor.

Kjo pohohet nga Banka Botërore, sipas të dhënave të ë cilës, rezulton vendi ynë e lë pas edhe Serbinë në këtë aspekt. Kjo e fundit, vetëm dy vjet më parë e kryesonte renditjen rajonale për nivelin e lartë të këtij treguesi me 22%.

Ndërsa për Shqipërinë, BB-ja jep shifrën e 13.2% të kredive me probleme, teksa në vitin 2016 ky tregues, sipas saj, ishte mbi nivelin prej 18%, duke kryesuar kështu Ballkanin Perëndimor. Kurse si vendi me kreditë e këqija më të pakta në rajon, cilësohet të jetë Kosova.

Ndërkaq, institucioni i njohur ndërkombëtar financiar u referohet më tej në shifra të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave, kredia që nuk kthehet për më shumë se tre muaj është 72 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro, nga 99 miliardë lekë që ishin në fund të 2016-s.

Ndërsa deri në fund të 6-mujorit të parë të vitit të kaluar, raportohet se bankat kishin fshirë në total nga bilancet 43 miliardë lekë, ose rreth 320 milionë euro.

Duke ndikuar kështu në pakësimin e tyre. Kujtojmë sakaq, se edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) e ka  klasifikuar Shqipërinë para pak kohësh, si vendin me nivelin më të lartë të kredive të pakthyera ndër ekonomitë në zhvillim në Evropë dhe Azi.

 

KRAHASIMI

Gjatë vitit 2017, Serbia raportoi reduktimin më të lartë të kredive të këqija, në rreth 12%, nga 22% në vitin 2016.

Ndërsa në Malin e Zi, ato kanë rënë me 8% qysh kur nisi të zbatohet një skemë për ristrukturimin vullnetar të kredive.

Nga ana tjetër, Kosova ka nivelin më të ulët të kredive të këqija në rajon, me vetëm 3.1%.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: