Arsimi 9-vjeçar, si renditen shkollat publike dhe private

Publicitet
Publicitet
Arsimi 9-vjeçar, si renditen shkollat publike dhe private
Provimi i klasave të pesta, i realizuar për herë të parë gjatë vitit të kaluar, ka treguar se një pjesë e mirë e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet kanë kapur pikë nën nivelin mesatar të njohurive të nxënësve

Sonila Isaku

Të zgjedhësh një shkollë të arsimit bazë për fëmijë në Tiranë është shumë e vështirë, pasi në të gjithë kryeqytetin ndodhen 50 shkolla publike dhe secili nga prindërit apo nxënësit që ka studiuar në to, jep eksperiencat e veta. Por këtë vit, të gjitha shkollat janë vlerësuar në bazë të Kartës së Performancës. Karta vendos standarde të vlerësimit dhe të sigurimit të cilësisë së arritjeve të shkollës, zhvillon proceset e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, zhvillon profesionalisht shkollën, mbështet sigurinë për karrierë të mësuesve dhe të drejtuesve të shkollës, por edhe mbështet bashkëpunimet institucionale të shkollës.

Shkollat 9-vjeçare, publike

Vlerësimi i shkollave 9-vjeçare është realizuar mbi bazën e treguesve të tillë, si: përqindja e nxënësve kalues në provimet e lirimit, nota mesatare e shkollës në provimet kombëtare të lirimit, pikët mesatare në testimin e realizuar për klasat e pesta, realizimin e objektivave të planit vjetor, përqindja e mungesave të bëra nga nxënësit, numri i nxënësve të larguar, si dhe treguesi mbi numrin e fituesve që secila shkollë ka realizuar në konkurrimin rajonal. Sa i takon realizimit të këtyre treguesve, në radhët e shkollave 9-vjeçare publike, lista e 50 shkollave kryesohet nga shkolla “Emin Duraku”, e cila renditet në vend të parë sa i takon arritjeve të realizuara. Ndërsa pas saj vijnë shkolla “Mihal Grameno”, si dhe shkolla “Misto Mame”, “Hasan Prishtina”, “Ali Demi”, “Dëshmorët e Lirisë”, Fan Noli”, “Vasil Shanto”, “Edith Duram”, “Jeronim De Rada” etj.

Pikët më të ulëta sa i takon plotësimit të treguesve i kanë shkolla “Ibrahim Brahja”, e cila është e fundit në listë dhe më pas vijnë atp “Kolë Jakova”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “1 Qershori”, “Pal Engjëlli”, “Dhora Leka” etj. Sa i takon numrit të mungesave, rekord mbajnë nxënësit e shkollës “Bajram Curri” me nivelin prej 12 për qind. Ndërsa sa u takon rezultateve të dala nga testimi i klasave të pesta, rezultatet më të dobëta i raportojnë nxënësit e shkollës “Ibrahim Brahja”. Ndërkohë, shkolla “28 Nëntori” mban edhe numrin më të lartë të nxënësve të larguar prej saj në krahasim me fillimvitin shkollor dhe janë pikërisht 11% e nxënësve, të cilët kanë zgjedhur të mësojë në të tjera shkolla ne mes të vitit.

Shkollat private

Sa i takon rankimit të shkollave të arsimit të detyruar, lista kryesohet nga shkolla “Rreze Drite”, e cila renditet në vend të parë për notat mesatare të larta të marra në provimet e lirimit, provimin bazë,  i cili u realizua vitin e kaluar për herë të parë, por edhe për tregues të tjerë, siç janë mungesat, projektet e realizuara apo largimi i nxënësve nga këto shkolla gjatë vitit shkollor. Më pas, renditen shkollat “Vatra e Dijes”, “Turgut Ozal”, “Arsakieo”, “Fenix”, “Viktor Hygo”, “Albanet” etj.

Ndërsa me rezultatet më të ulëta është “Drita e Dijes” në vend të fundit dhe më pas “Arkos”, “Hafiz Ibrahim Dalliu”, “The Indipendet”, Nobel” etj. Renditja tek këto shkolla është bërë në bazë të notave mesatare, por ndikimin më të madh e ka pasur provimi i klasave të pesta, ku pikët mesatare më të ulëta kaun qenë në shkollën “Drita e Dijes”, kurse numri më i lartë i mungesave me 6% në shkollën “Arberia”.

KARTA E PERFORMANCES GJIMNAZE PUBLIKE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES GJIMNAZE PRIVATE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES GJIMNAZE PUBLIKE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES GJIMNAZE PRIVATE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES 9-VJECARE PUBLIKE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES 9-VJECARE PRIVATE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES SHKOLLAT CU PUBLIKE 2016-2017

KARTA E PERFORMANCES SHKOLLAT CL PUBLIKE 2016-2017

Shpërndajeni me miqtë tuaj: