“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ja si duhet të jetë Teatri Kombëtar. Të marrim shembull nga Afrika!

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ja si duhet të jetë Teatri Kombëtar. Të marrim shembull nga Afrika!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë nga fusha e ekonomisë. Gazetarja jonë simpatike Eglantina, që merret me çështjet e parasë, na spiunoi se njerëzit që marrin kredi në banka, nuk i kthejnë ato në kohë, ose nuk i kthejnë fare. Janë mbi 560 milionë euro që ata kanë marrë dhe as denjojnë që t'i kthejnë. Themi lajm i mirë, pasi kjo tregon që shqiptarët janë trima.

Kur këtë veti e tregojnë me bankat, nuk është problem që ta tregojnë edhe në gjera të tjera, që kanë të bëjnë me jetën e tyre, vetjake, apo komunitare.

E meqë ra llafi te paratë. Artistët u mblodhën e paraqitën projektin për Teatrin Kombëtar. Një shok i tyre arkitekt, e kishte bërë me katër kate.

Ne sapo morëm vesh këtë lajm, vendosëm që të paraqesim idetë tona. Duke qenë se në redaksi orë momentin nuk kemi asnjë arkitekt, i morëm ato nga interneti.

Projektet që zgjodhëm ndodhen kryesisht në vendet e kontinentit të Afrikës.

Sqarojmë se këto teatro nuk kanë kulla. Kjo për faktin se godinat e tyre ndodhen në vende me probleme.

Në shumë prej tyre ka ende, apo ka pasur luftë. Prania e kullave do të bënte që ato të bombardoheshin më lehtë nga artileria dhe për rrjedhim do të shembë kullat. Duke u shembur këto, do binin e do shkatërronin edhe godinat e teatrove.

Ftojmë artistët që t'i shikojnë dhe të përzgjedhin ndonjë prej tyre.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: