“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoqja Mirela Kumbaro: Edi Rama do të luaj Hymnin, me def...

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoqja Mirela Kumbaro: Edi Rama do të luaj Hymnin, me def...
Satirë

Ka qenë kjo deklarata e shoqes Mirela, dhënë rubrikës sonë. Biseda jonë me të ishte e shkurtër, për shkak të angazhimeve të saj në fundjavë.

Ja bashkëllafosja e bërë me të.

Antena: Përshëndetje, shoqja Mirela! Pa humbur kohë, a mund të na ndriçoni problemin e hymnit tonë? E kemi llafin për llojin në të cilin na erdhi muzika e saj. Ju, ç'...?

Mirela Kumbaro: E dëgjova edhe unë. Nuk më pëlqeu fare! Nuk është faji i institucionit që unë drejtoj. Ne paratë i dhamë, kokërr më kokërr.

Antena: I kujt është faji, atëherë?

Mirela Kumbaro: Nuk kemi instrumentistë dhe muzikantë të mirë. Ata që kemi patur, o janë larguar nga kjo dynja, o kanë emigruar dhe kanë shkuar në vende të tjera të kësaj dynjaje.

Antena: E vërtetë është. Shumë prej tyre janë...

Mirela Kumbaro: Gjithsesi, unë e kam gjetur zgjidhjen. E kam menduar gjithë këto ditë.

Antena: A mund te na i thoni edhe neve...?

Mirela Kumbaro: Pa e diskutuar më parë me Kryeministrin, nuk e them. Besoj ama, se ai do jetë dakord. Ai rrallë herë më thotë "jo!", kur unë i them ndonjë ide.

Antena: E dimë që ju dëgjon shumë. Madje, njëherë keni qarë, pasi jeni prekur nga ky fakt.

Mirela Kumbaro: E mbaj mend edhe unë atë. Gjithsesi, mund të ndaj një sekret me lexuesit e rubrikës. Hymnin do propozoj që ta orkestrojë dhe ta luaj me def, vetë Kryeministrri ynë.

Antena: Ide e shkëlqyer! Mendoj se...

Mirela Kumbaro: Të shikojmë ç'do thotë shoqja Majlinda Bregu tani.

Antena: Përse e përmendni shoqen Majlinda?

Mirela Kumbaro: Po ajo ç'nuk tha, kur Edi i ra defit në fushatë. Është stonatirë e gjallë, tha.

Antena: E kështu e ka politika. Po s'e drodhe, e...

Mirela Kumbaro: Në fillim kur e mendova këtë gjë, pata frikë se mos ai ka harruar që t'i bie defit. Pastaj i thashë vetes: Këto 5 vjet në qeveri, ai ka bërë edhe mijëra shqiptarë t'i bien defit. Jo të ketë harruar t'i bjerë vetë...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: