Angli e Holandë/ Manchester City e PSV shpallen kampionë para kohe 

Angli e Holandë/ Manchester City e PSV shpallen kampionë para kohe 
Mancheser City fitoi titullin kampion në Premier League, pasi Manchester United humbi 1-0 me West Brom në përballjen e djeshme të kampionatit anglez.

City u shpall matematikisht kampion pas golit të Jay Rodriguez në 73;, që shokoi United në “Old Trafford”, falë diferencës prej 16 pikësh në krye të Premier League kur duhen edhe pesë javë nga mbyllja e garës.

Pas eliminimit në Champions, të besuarit e Pep Guardiola fituan të shtunën 3-1 ndaj Totenhem për t’u kurorëzuar me titullin kampion.

PSV Eindheven mposhti rivalin historik Ajax, 3-0,  dhe u shpall matematikisht kampion në Holandë tre javë para fundit të kampionatit. Ishte titulli i 24-t kampion për PSV-në, ndërsa festa nisi menjëherë pas fitores.

Në minutën e 20’ Gaston Peirero kalon në epërsi të tijtë ndërsa Eindhoven në të 38-ën, me Luk De Jong shënon golin e dytë.

Në pjesën e dytë, në 54’, Steven Bergëin shënon golin e tretë dhe të sigurisë për Eindhoven.

Në fund, në harkun kohorë të 3 minutave, në radhët e Ajaxit, Taliafico në fillim dhe  Sim de Jong ndëshkohen me karton të kuq. Vërshëllima përfundimtare shoqërohet me festën e PSV, që rikthehet tek titulli kampion pas dy vitesh.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: