Aksident në tunelin e Elbasanit, vdes gruaja, plagoset rëndë bashkëshorti

Aksident në tunelin e Elbasanit, vdes gruaja, plagoset rëndë bashkëshorti
Një grua e moshës 55-vjeçare ka vdekur në një aksident automobilistik, ndërsa është plagosur rëndë i shoqi.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasanit, në drejtimin Elbasan-Tiranë, teksa automjeti i tyre me targë AA544KO është përmbysur.

“Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar bashkëshortët I.G., rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit, dhe Xh.G., rreth 55 vjeçe, që janë dërguar në spital, ku ndërroi jetë gruaja si pasojë e plagëve”, tha policia.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: